6 vjeçar nga Komuna e Junikut, ka nevojë për ndihmë

E publikuar: 15/06/2020 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arian Krasniqi, 6 vjeçar nga Komuna e Junikut, me vendbanim në Fushë Kosovë, ka nevojë për ndihmë.

Kjo për shkak që i njëjti dy ditë më parë është diagnostifikuar me leukemi akute limfoblastike.

Familja Krasniqi, ka kërkuar ndihmë për shërimin e djalit të tyre, pasi që nuk kanë mundësi që të gjitha shpenzimet t’i mbulojnë vet, përcjell Insajderi.org

Familja e tij, ka publikuar edhe xhirollogarinë bankare në rrjetin social Facebook, e po ashtu edhe dokumentet të cilat tregojnë për sëmundjen e tij./Insajderi.org