6 të vdekur dhe 182 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

E publikuar: 18/06/2020 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1348 testet e realizuara, 182 persona kanë rezultuar pozitiv në virusin COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Rastet e reja janë nga: Shkup-107, Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçan-1, Berovë-1, Resnje-13, Negotinë-1.

Sot, Instituti për shëndet publik informoi se janë regjistruar edhe 33 pacientë të shëruar plotësisht nga virusi COVID-19. Gjatë 24 orëve, kanë vdekur edhe 6 pacientë. 2 nga Shkupi, 2 nga Kumanova dhe 2 nga Tetova.

Numri i total i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vend është mbi 4 mijë persona.