6 shqetësimet e zakonshme që njerëzit përjetojnë për shkak të pasojave të koronavirusit

E publikuar: 12/10/2020 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shëndeti mendor përcaktohet si një gjendje në të cilën një person i kupton aftësitë e tij, mund të përballojë stresin e jetës së përditshme, të punojë në mënyrë produktive dhe të frytshme dhe të kontribuojë në komunitetin e tij.

Shëndeti mendor është pjesë e shëndetit të përgjithshëm dhe pa shëndet mendor nuk ka shëndet të përgjithshëm.

Frika si tipar i kësaj pandemie, së bashku me ankthin dhe përvojën e stresit, janë përgjigje normale ndaj situatës së re, me një ballafaqim të vazhdueshëm me pasigurinë e “panjohurës së re”.

Përveç frikës nga infeksioni, pandemia COVID-19 ka pasoja shumë më të gjera të cilat paraqesin një sfidë të veçantë për shëndetin mendor të grupeve të ndryshme të moshës. Punonjësit në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe shërbimeve publike janë në rrezik në rritje të prekjes nga virusi, transmeton KosovaPress.

Gjashtë problemet me të cilat përballen njerëzit gjatë pandemisë janë:

Humbja e punës

Stigmatizimi pasi mësoni se një person ka kontraktuar COVID-19

Ngarkesa e shtuar e punës

Puna e izoluar (ku puna bëhet nga shtëpia ose puna është e organizuar në ndërrime për të shmangur kontaktin midis punëtorëve)

Rregulla të paqarta të punës nga shtëpia (rregullat për orët e punës, e drejta për “përjashtim”, etj.)

Pasiguria për të ardhmen (frika për punën, shëndetin)