6 mijë e 639 raste aktive me Covid-19, IKShPK del me apel

22.02.2021 08:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
6 mijë e 639 raste aktive me Covid-19, IKShPK del me apel

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 398 raste pozitive me COVID-19 në vend.

IKSHPK thotë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga virusi vazhdon të jetë i lartë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës së masave.

Numri total i rasteve pozitive në vend është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 kurse numri i rasteve aktive është 6.639.

Si pasojë e sëmundjes COVID-19, deri më tani në vend kanë vdekur 1572 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 228 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste,

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

“Rekomandojmë edhe një herë: Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme; Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike; Ndalimi rigoroz i tubimeve; Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike; Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërpresin rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, përfundon thirrja e IKSHPK-së.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Përfaqësuesit e Luginës të përçarë, Ragmi Mustafa i thotë Shqiprim Arifit “mos iu zgërdhij Vulinit”

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Rishfaqet Shefqet Krasniqi ka një kërkesë për Kurtin e Osmanin

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Qeveria e Kosovës vendos masat e reja anti-Covid-19

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Vonesat me sigurimin e vaksinave, ministri Vitia e fton në takim Bekim Haxhiun e PDK’së që tha se ka kontakt me një kompani

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, ja pse aeroporti quhet “Zayed”

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Belgjika bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi me një marrëveshje historike

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

Obradoviq: Dokumenti jozyrtar për ndryshimin e kufijve i jep karburant Kurtit

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 viktima e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e  lajmeve të rreme

Mosbesim ndaj vaksinave si pasojë e lajmeve të rreme

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

Mbyllet spitali Covid-3 në Tiranë, shkak bëhet ulja e numrit të pacientëve

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

A do t’iu konfiskohet pasuria edhe qytetareve të zakonshëm me ligjin e ri?

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe, Daçiq: Histori boshe

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme

Izraeli shfuqizon masën për vendosje të maskës në ambiente të jashtme