5G-ja interferon me satelitët e parashikimit të motit në SHBA

E publikuar: 16/05/2019 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Mars autoritetet Amerikane filluan të ofrojnë blloqe të spektrave 24Ghz që do të përdoren për 5G. Por menjëherë pas lajmit flota Amerikane lëshoi një paralajmërim se 5G në bandën 24Ghz mund të interferonte me satelitët e parashikimit të motit.

Tashmë dy senatorë Amerikanë kanë kërkuar që autoritetet të mos lejojnë përdorimin e 5G në këto spektra frekuencash operacionet e parashikimit të motit të mbrohen.

Sipas flotës Amerikane parashikimi i motit mund të degradonte si rezultat i interferimit me 5G në bandën 24Ghz. Flota merr të dhënat nga NOAA dhe NASA të cilat operojnë pajisjet e tyre në bandën 23.6-24Ghz për të matur avullimin e ujit.

Sipas studimeve 5G në bandën 23.25Ghz mund të interferojnë me grumbullimin e të dhënave kritike rreth motit.

Autoritetet Amerikane kanë filluar ta shohin si një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe industritë Amerikane.

Në letrën e tyre senatorët thonin se lidershipi në 5G është në të mirë të sigurisë dhe ekonomisë Amerikane por vetëm nëse përmbush disa standarde komunitare shkencore. /PCWorld Albanian