5G-ja: Çfarë është? Çfarë sjell në telefonët tanë?

E publikuar: 18/01/2018 02:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa kompani kanë nisur përgatitje për internetin celular të gjeneratës së re, 5G. Testimet janë realizuar dhe ZTE premtoi telefonin e parë 5G në 2019-ën.

Tranzicioni drejt 5G-së premton telefonë inteligjentë më të shpejtë, internet më të shpejtë dhe teknologji të reja. Ja çfarë duhet të dini rreth 5G-së.

  1. Çfarë është 5G-ja?

Ajo është gjenerata e pestë e rrjeteve celulare. Kjo gjeneratë do të rrisë ndjeshëm shpejtësinë e internetit në pajiset tona mobile.

  1. Çfarë do të thotë kjo për telefonët tanë?

Krahasuar me 4G-në, i cili është pjesë e thuajse çdo telefoni të ditëve të sotme, 5G ofron bandwidth disaherë më të lartë dhe vonesa më të ulëta transmetimi.

E thënë thjeshtë përdoruesit e telefonëve do të mund të ngarkojnë dhe shkarkojnë video e foto shumë më shpejtë. Sa shpejtë? Ende nuk dihet.

  1. A do të kem 5G me telefonin tim aktual?

Me shumë gjasa jo. Nëse mbani mend tranzicionin drejt 4G-së, telefoni juaj 3G nuk kishte internet po aq të shpejtë. Kështu lindi nevoja për një telefon që mbështeste 4G por edhe 3G. Diçka e ngjashme pritet të ndodhë kur telefonët e rinj do të mbështetin 5G por edhe 4G.

  1. A janë këto arsyet kryesore pse duhet të emocionohemi?

5G-ja është më shumë sesa një internet më i shpejtë celular. Teknologjitë që do të përfitojnë nga vonesat e ulëta të transmetimit janë realiteti virtual dhe pajisjet e lidhura në internet të njohura i Interneti i Gjërave (IoT.)

5G-ja do të mundësonte një shoqëri të ndërlidhur, një mision që 4G-ja nuk ishte ndërtuar për ta përmbushur.

  1. Kur do të fillojë përdorimi i shërbimeve 5G?

Telefoni i parë me 5G pritet të vijë nga ZTE në 2019-ën ndërsa testimet e para do të kryhen në Korenë e Jugut.