57-vjeçari i jep fund jetës, ka lënë amanet për familjet

E publikuar: 29/04/2017 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Tiranës bën me dije se një 57- vjeçar ka zgjedhur t’i jap fund jetës për shkaqe ende të paditura.

Viktima është 57- vjeçari me inicialet S. A. Banues në fshatin Pinet, Ndroq.

Policia njofton se janë gjetur në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “TT”, me 1 krëhër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54”.

57- vjeçari përpara se të vriste veten kishte lënë një letër ku kishte shkruar disa amanete për familjarët.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20.