Kuponi fiskal dhe asistenca sociale

E publikuar: 10/04/2015 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mr. Lulzim A. Beqiri
Konsumatorët që blejnë, nëse deshirojnë që atyre t’u kthehet një përqindje e parave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, duhet t’i ruajnë kuponët fiskalë.
Ministri Hoti “ Për blerjet prej 250 deri në 500 euro të kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që kanë paguar. Për blerjet prej 501 deri në 800 euro të kthehen nga 15 euro, dhe për blerjet mbi 800 euro të kthehen nga 20 euro”.
Nga viti 2003, kufiri i varfërisë së skajshme në Republikën e Kosovës ka qenë €47 për përson. Vlera mujore e Asistencës Sociale për familje një anëtarëshe është €40 edhe në vitin 2014.
Republika e Kosovës në asistencë sociale ka mbi 120 mijë qytetar të saj, dhe rrjedhimisht një matematik e thjeshtë do të duhej që së paku 7 persona me asistencë sociale të bashkoheshin për ta fituar shprëmblimin “ Marramendës” nga Republika e Kosovës prej 10 eurosh, dhe secili nga ta të përfitojë1.42 euro në tre muaj, motivim i vertetë a ?
Vlera mujore e Asistenës Sociale nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre (numrit të të rriturve dhe fëmijëve në familje). Familjet me 2 të rritur dhe 3 fëmijë marrin nga €85 në muaj. Kostoja e shportës minimale të ushqimit për këtë lloj familjeje ka qenë €140 në muaj 10 vite më parë.
Në vitin 2012 ky hendek është zgjeruar edhe më tepër. Paga mesatare për vitin 2012 në Republikën e Kosovës ishte €372, përderisa vlera mestare e Asistencës Sociale €73 në muaj.
Vlera mujore e Asistencës Sociale është poashtu më e ulët se transferet tjera sociale në Kosovë. Familjet 3-anëtarëshe në skemë marrin nga €60 në muaj, njëjtë sikurse individët në Skemën e Pensioneve Bazë apo Skemën e Invaliditetit.
Familjet 1-anëtarëshe në Skemën e Asistencës Sociale marrin vetëm nga €40 në muaj, ndërsa familjet 2-anëtarëshe i marrin nga €55 apo €60 në muaj varësisht prej numrit të fëmijëve.(UNDP)
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria ekstreme e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind. 
Së pari Ministri Hoti, do të duhej të punonte në atë drejtim që të paisen të gjithë bizneset me arka fiskale, dhe atë duke ndrru mënyrën e paisjes me këto arka, duke filluar nga çmimi, i cili duhet të jetë shumë i favorshëm , dhe jo barrë për biznesin, kjo edhe tregon praktikat e vendeve në rajon.
Në Republiken e Maqedonisë një arkë e njëjtë fiskale është përgjysum më lirë se sa një arkë fiskale në Kosovë, gjithashtu duhet të motivohen edhe kompani tjera të marrin pjesë në ofrimin e këtyre shërbimeve pasi që aktualisht është një lloj monopoli i disa kompanive në këtë fushë.