AAK: 7 vjet shkelje, kapje dhe mohim i shtetit dhe Kushtetutës në Kosovë

E publikuar: 09/04/2015 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës i uron të gjithë qytetarët e vendit.

AAK konsideron se kjo ditë shënon një prej momenteve më të veçanta në historinë më të re të Kosovës shtet sovran e i pavarur.
Departamenti për Drejtësi i AAK-së vlerëson se në 7-vjetorin e saj, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës do të duhej të shënohej si ditë e përfilljes së plotë të saj.

Departamenti për Drejtësi i AAK-së, 7-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës e vlerëson, në radhë të parë, si moment reflektimi dhe mobilizimi të strukturave qeveritare për zbatimin e ligjit të aplikueshëm në Kosovë, gjë që deri më sot nuk nuk ka ndodhur.

Departamenti për Drejtësi i AAK-së është i përcaktuar për Kushtetutën dhe aktet ligjore të miratuara konform saj, që të vëhen në funksion të kushtetutshmërisë dhe legalitetit të plotë në vend.

Departamenti për Drejtësi i AAK-së thekson se Kushtetuta e vendit tonë, në jo pak raste, në vend të përfilljes është shpërfillur e në vend të zbatimit, ajo është shkelur, kurse në veri të vendit ajo nuk është shtrirë e as nuk është implementuar fare.

Me këtë papërgjegjësi të qeverisë dhe institucione të vendit, duke u shkelë Kushtetuta, është shkelë shteti, duke u injoruar e manipuluar Kushtetuta, është kapur shtetit, e duke u mohuar Kushtetuta, është mohuar Republika, është mohuar Pavarësia.

Departamenti për Drejtësi i AAK-së, fton në respektimin e shtetit dhe në respektimin e Kushtetutës dhe kujton që Kosovën shtet të së drejtës mund ta bëjmë, përfundimisht, vetëme e vetëm duke e respektuar Kushtetutën dhe aktet ligjore të saj.