Ismet Beqiri thotë se Isa Mustafa duhet të jetë përsëri Kryetar i LDK’së

E publikuar: 01/04/2015 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës, në fund të muajit Maj, pritet të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe të gjitha organet e partisë. Tashmë kjo parti ka filluar zgjedhjet e brendshme nëpër nëndegë.

Zyrtarisht deri më tani asnjë kandidat nuk ka shpallur kandidaturën për të marrë timonin e partisë së dytë në vend.
E kontaktuar nga Tribuna Channel, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani nuk e ka mohuar kandidimin për të marrë drejtimin e kësaj partie, mirëpo sipas saj, do të jetë vullneti i anëtarësisë ai që do të përcaktoj kryetarin e ri të kësaj partie.

E në anën tjetër, Seretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë për Tribuna Channel, se nuk sheh asnjë arsye qe kreu aktual i kësaj partie, Isa Mustafa të mos merr edhe një mandat të ri, por Beiqir, ka thënë se janë delegatët ata qe do të vendosin për të parin e LDK-së.

Sipas tij, gara në LDK karakterizohet mes kandidateve, por ai beson se lidershipi aktual nuk do të ndryshoj.