54 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë bllokohen në aeroportin e Shkupit

E publikuar: 16/03/2020 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

32 shqiptarë, shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 22 shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës janë bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Siç mëson Alsat personat e bllokuar janë kthyer nga Katari, për deri sa Shqipëria dhe Kosova kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së virusit korona.

Ndërkohë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë sot është raportuar për raste të reja me koronavirus.

Në Kosovë numri i të prekurve tashme ka shkuar në 13, ndërsa në Shqipëri janë konfirmuar 51 raste me koronavirusi, në mesin e tyre edhe katër mjek e infermier.

Të dyja këto shtete kanë marrë masa parandaluese për përhapjen e virusit, ku janë mbyllur shkollat dhe kufijtë.