51 vjeçari gjendet pa shenja jete në Dardani

E publikuar: 08/02/2019 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për lajmi.net se rasti ka ndodhur në orën 09:30 në rrugën “Bill Clinton”.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për viktimën mashkull E.L , 51 vjeçar.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Clinton në Prishtinë është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet  e nevojshme policore, si dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen tij”, ka thënë ajo.

“Bëhet fjalë për viktimën mashkull, E.L, 51 vjeç. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast”, ka thënë tutje ajo.

Nuk dihen detaje tjera rreth rastit.