505 raste të reja me kancer, Onkologjia ka nevojë për hapësirë dhe barna

09.06.2019 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
505 raste të reja me kancer, Onkologjia ka nevojë për hapësirë dhe barna

Numri i rasteve me kancer në katër mujorin e parë të këtij viti ka arritur në 505, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje prej pesë për qind.

Drejtori i Institutit të Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se llojet e kancerit që dominojnë më së shumti janë kanceri i gjirit tek femrat, ndërsa tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe kanceri i zorrës së trashë.

“Deri në muajin e katërt janë evidentuar 505 raste të reja me kancer në Kosovë, që i bie diku 3-4 deri në 5 për qind më shumë se vitin e kaluar. Dominon patologjia e kancerit të gjirit tek femrat, ndërkaq tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive, dhe në vendin e dytë vjen kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri tek organet gjenitale tek femrat”, thotë ai.

Megjithatë, onkologu Kurteshi thotë se ky numër nuk përbën shqetësim, pasi që është në suaza të normales.

“Numri nuk është në rritje shumë, nuk është një numër alarmantë dhe po shpresojmë që ky numër edhe këtë vit të jetë si dy vitet e kaluara të mos kalojë shifrën mbi 1600 raste të reja në vit të sëmur me kancer në Kosovë”, ka thënë ai.

Kurtishi thotë se për trajtimin e këtyre rasteve kanë barna të mjaftueshme, por nuk mohon fakti që nganjëherë edhe ka mungesa të ndonjërit medikament që nevojitet për shërimin e kësaj patologjie.

“Furnizimi me ilaçe, dy muajt e fundit në Onkologji është shumë më e mirë, herë pas here ka mungesë të ndonjë prej ilaçeve, mirëpo me ilaçet bazike të kimioterapisë ne jemi të furnizuar rregullisht, për momentin kemi mungesë të njërit nga këto ilaçe që jepet për probleme në kocka, shpresojmë edhe ky ilaq të vie këto ditë dhe jemi të mbuluar mirë. Ato të domosdoshmet janë të gjitha këtu”, thotë ai.

Për shërimin e rasteve me kancer, janë ndarë rreth 8 milionë euro, por marr parasysh rastet e shumta, ky buxhet del të jetë i pamjaftueshëm.

“Sa i përket buxhetit nga viti në vit ka pas rritje këtë vit është buxheti për kimioterapi sillet rreth 8 milionë, 8 milion e dyqind-mijë euro, që shpresojë me këto furnizime të rregullta me mbartjen e kompetencave prej Ministrisë së Shëndetësisë në ShSKUK, furnizimi pritet të jetë në gjashtëmujorin e dytë më i mire sesa që ka qenë në gjashtëmujorin e parë. Ky buxhet për barnat bazike dhe ato çfarë janë të planifikuara, i mbulon përjashtim bëjnë barnat e reja, barnat e mençura dhe Imuno-terapia e cila kërkon buxhet shtesë”, thotë ai.

Kurtishi bën të ditur se në institutin e Onkologjisë, trajtohen të gjitha rastet, duke bërë apel tek të gjithë qytetarët që të mos kërkojnë shërim jashtë vendit, përjashtuar rasteve të cilat nuk trajtohen në Kosovë.

“Ne i trajtojmë të gjitha rastet në Kosovë të tumorit solid te personat adult, do të thotë prej moshës 18 vjeçare deri në moshat e shtyra nëse janë tumore solide të çfarëdo organi ne i mjekojmë me ilaçet bazike dhe ilaçet e domosdoshme së bashku me rrezatimin, për trajtimin jashtë vendit në Kosovë ne nuk rekomandojmë gati asnjë rast përjashtim të disa formave të veçanta të rrezatimit të cilat nuk bëhen në Kosovë, por shpresojmë se këtë vit edhe ato do të jenë këtu”, thotë ai.

Bazuar në shtimin e pacientëve të prekur nga kanceri dhe sëmundjet tjera malinje, drejtori Kurtishi thotë se Onkologjia ka nevojë për hapësira të reja, teknologji dhe furnizim me të gjitha llojet e barnave.

“Klinika e Onkologjisë për momentin problemet janë që të kem nevojë për hapësira të reja, shtim të hapësirave kemi nevojë për furnizim me ilaçe të reja që i kemi bërë rekomandimet me qenë në hap me vendet e tjera te rajonit dhe normalisht ne nuk asnjëherë të kënaqur kemi kërkesa të vazhdueshme që shërbimi të përmirësohet të jetë më kualitativë më i mirë dhe adekuat proporcional me vendet e tjera të rajonit”, thotë ai.

Kanceri është një emër i përgjithshëm i një grupi prej më shumë se 100 sëmundjesh. Megjithëse ka shumë lloje kanceri ,të gjitha fillojnë si rezultat i rritjes anormale dhe të pakontrolluar të një qelize të vetme

Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për një përqindje të lartë të vdekjeve që ndodhin në botë.

Çdo vit në botë, me miliona raste të reja diagnostikohen me kancer, që do të thotë se kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë