500 ndeshje me Mbretërit

E publikuar: 30/01/2020 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ishte paraqitja më e mirë e tij në fanellën e Real Madridit, por Marcelo luajti ndeshjen e tij të 500-të për Los Blancos në Real Zaragoza të mërkurën në mbrëmje.

Florentino Perez i dhuroi brazilianit një fanellë përkujtimore për të shënuar këtë arritje të mbrojtësit brazilian.

Marcelo tani është vetëm 27 ndeshje më pak se totali i Roberto Carlos për klubin, me këtë të fundit që është lojtari i huaj me më shumë paraqitje në historinë e Real Madridit.

Braziliani zbarkoi në Madrid në janar të vitit 2007 si një mbrojtës i majtë, ndërsa tani është zëvendës-kapiten dhe një nga lojtarët kryesor në dhomën e zhveshjes.

Ai ka fituar katër Liga të Kampionëve, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane, katër tituj të La Ligas, dy trofe të Copa del Rey dhe dy Supekupa të Spanjës.

Në 500 ndeshjet e tij, Marcelo ka fituar 345 ndeshje dhe ka shënuar 36 herë për Mbretërit.

Nga ato 500 paraqitje, 350 kanë ardhur në La Liga, 97 në Ligën e Kampionëve, 32 në Copa del Rey, tetë në Kupën e Botës për Klube, nëntë në Supekupa të Spanjës dhe katër në Superkupën e Evropës.

Kontributi i Marcelos është zvogëluar këtë sezon, por pavarësisht se nuk ishte në të mirë të tij, qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar. /Telegrafi/