500 milion kompjutera po përdoren për të prodhuar monedha virtuale

E publikuar: 15/10/2017 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një raport i ri zbulon se qindra uebsajte kanë marrë shembullin e The Pirate Bay dhe po përdorin kompjuterat e vizitorëve “për të gërmuar” monedha virtuale pa dijeninë e tyre.

Një muaj më parë, uebsajti i kërkimi The Pirate Bay ngriti shqetësime tek përdoruesit dhe komuniteti të cilët pranë se procesorët e tyre mbingarkoheshin sapo hapej faqja.

Në fillim të gjithë menduar se mund faqja ishte e infektuar me maluerë megjithatë kur drejtuesit e faqes panë se situata po nxehej dolën dhe thanë publikisht se shfrytëzimi i fuqisë procesorike të vizitorëve kishte qenë një eksperiment me prodhimin e monedhave virtuale.

Në rastin e Pirate Bay operatorët e faqes ishin duke eksperimentuar me një script të CoinHive i cili prodhonte monedha virtuale Monero.

Eksperimenti u përshkrua si revolucionar duke qenë se mund të përdorej për të mbuluar shpenzimet e faqeve të cilat sot mbahen nga reklamat.

Tashmë sipas një raporti të ri nga Adguard në vetëm pak javë, 2.2% e 100,000 uebsajteve më popullore sipas indeksit të Alexa janë duke përdorur kompjuterat e vizitorëve për të prodhuar monedha virtual.

Në total, 220 sajte me një audiencë prej 500 milion përdoruesish kanë implementuar skripte të ngjashme.

CoinHive dhe JSEcoin janë dy prej skripteve më popullore që po përdoren nga komunitetet dhe operatorët e faqeve.

Sipas Adguard këto faqe kanë fituar 43,000 dollar në një periudhës prej tre javësh.

Thuhet se Pirate Bay mund të gjenerojë deri në 12 mijë dollar në muaj vetëm nga prodhimi i monedhave virtuale si rezultat i trafikut të lartë. /PCWorld Albanian