500 mijë euro fond nga UNDP për të papunët

E publikuar: 17/06/2015 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U nënshkrua marrëveshja 500 mijë euroshe nga ministri i punës dhe mirëqenies sociale Arban Abrashi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Alessandra Roccasalvo.

Me këtë marrëveshje mendohet që të ndihmohen rreth 600 të papunë për një afat kohor 6 muaj deri në 1 vit.

Me këtë rast, ministri Abrashi tha se ky është një fond të cilin e financon UNDP dhe që ka për qëllim uljen e papunësisë në vend.

Abrashi: Fondi ka për qëllim zbutjen e papunësisë (Video)

“Sot jemi në këtë takim që nënkupton fillimin e një projekti i cili është fol edhe më herët, ka të bëjë me masat aktive të tregut të punës. Kjo është njëra prej masave të cilat ministria mendon të zbatojë në bashkëpunim me UNDP. Së bashku me UNDP kemi bërë bashkimin e fondeve në këtë rast. Është një fond prej 500 mijë euro i cili në emër të uljes së papunësisë do të fillojë subvencionimin e pagave për punëkërkuesit në kompanitë në zhvillim”, thaministri Abrashi.

Më pas ministri Abrashi shtoi se fondet do shpërndahen në sektorë të ndryshëm, të cilët kanë mundësi për zhvillim, si përpunimi i metalit, drurit, bujqësisë etj.

Abrashi: Fondi do shpërndahet në sektorë të ndryshëm

“Kemi bërë një hulumtim…me UNDP se cilët janë sektorët të cilët më së shumti kanë mundësi për ngritje dhe zhvillim… ka të bëjë me fushat … të cilët merren me përpunimin e drurit, përpunimin e metalit, bujqësisë, paketimet ushqimore, IT … Me këtë fond ne do të fillojmë subvencionimin e së paku 600 personave në tërë Kosovën, në një periudhë 6 mujore…do të përfitojnë vet punëkërkuesit pasi që do të gjejnë vend të punës, do të përfitojnë kompanitë, të cilat do të marrin një numër të punëkërkuesve”, shtoi Abrashi.

Ndërsa, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, tha se ky fond është një përkrahje për të papunët.

Roccasalvo: Fondi është përkrahje për të papunët në Kosovë

“Është një program për subvencionimin e pagave me fonde të përbashkëta…jemi partner në me shumë se 10 vite tani më. Kemi përvojë dhe në punën e përbashkët sa i përket ofrimit të trajnimeve dhe përkrahje për të papunët, e në veçanti për njerëzit që kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë … deri me tani kemi përkrahur me shumë se 13 mijë punëkërkues. Duke ditur se Kosova është një vend i vogël, një shtet i vogël, mendoj që këtu kemi goxha numra”, tha Roccasalvo.

Ky fond do të jetë shumë profitabil për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të papunë dhe me anë të këtij fondi do iu sigurohet punë për 6 muaj deri në 1 vit.