500 anëtarë të OSBE-së monitorojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

E publikuar: 21/06/2020 11:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje po votojnë edhe serbët që jetojnë në Kosovë.

Zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë po mbahen edhe në Kosovë, në zonat e banuara me serbë, njofton Insajderi.

Ato po monitorohen nga ekipet e OSBE-së në Kosovë.

Siç raportohet, janë rreth 500 veta nga personeli i OSBE-së që janë angazhuar në monitorim.

Ky informacion është dhënë nga shefi i shërbimit informativ të OSBE-së, Jeff Bailey, i cili deklaroi se, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi corona, do të merren të gjitha masat me qëllim të mbrojtjes së stafit që do të përfshihet në procesin zgjedhor.

Në këto zgjedhje janë rreth 90 vend votime nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë është deklaruar edhe Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se e ka lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, pasi kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën./Insajderi.com