50 minuta, çfarë u fol mes Trump e Putin

E publikuar: 28/01/2017 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin u zhvillua këtë të shtunë. Informacionin për këtë telefonatë e ka dhënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Dean Spicer nëpërmjet një postimi në Twitter:

“Pas bisedës prej 45 minuta me Angela Merkel, Presidenti i Shteteve të Bashkuara është duke realizuar telefonatën e tretë nga pesë të tilla me krerët botërorë, me Presidentin rus, Putin”.

Për ta ilustruar këtë lajm, vendos një foto ku duket presidenti Trump duke folur në telefon në prani të zëvendës presidentit Mike Pence.

Se çfarë u fol në këtë komunikim mes dy liderëve global, mbetet akoma e paqartë. Gjithsesi një telefonatë e tillë shihet si përpjekje për të rivendosur bashkëpunimet mes dy shteteve. / tvklan.al