“50 hijet e… Pompeit” (Foto)

E publikuar: 09/12/2016 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa piktura murale në Pompei hedhin më shumë dritë mbi aktivitetin seksual në Italinë e lashtë.

Bordelloja “Lupanar” e Pompeit ishte e mbushur me të tilla piktura, të cilat i kanë mbijetuar shpërthimit vullkanik.

Shtëpia e seksit ishte vendi ku mblidheshin pasanikët dhe politikanët.

Studiuesit besojnë se pikturat erotike, që tregojnë seks në grup dhe të tjera akte seksuale, tregojnë se cilat ishin shërbimet që ofronin prostitutat.

“Lupanar” ishte një bordello e njohur, në mes të lagjes me drita të kuqe.

Bordelloja vizitohej në atë kohë edhe nga turistët.

Prostitutat nuk ishin vetëm femra.

Meshkujt, veçanërisht skllevër të rinj, e shisnin trupin tek meshkujt dhe femrat.


Studiuesja Kelly Olson thotë se “meshkujt e martuar mund të flinin me këdo, mjafton të mbanin duart larg grave të martuara”.

“Femrat e martuara nuk lejoheshin të bënin seks me të tjerë”.

Kjo rrënojë është mbyllur dhe hapur disa herë për turistët.

Në një rast, tre turistë francezë u arrestuan pasi kishin hyrë aty për të bërë një orgji, të frymëzuar mesa duket edhe nga muralet.