5 zyrtarë të Ramiz Lladrovcit shkojnë te Isa Xhemajlaj i Nismës (Foto)

E publikuar: 30/09/2017 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në NISMA, degën në Drenas, kanë aderuar pesë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu u bë e ditur sipas një njoftimi të dërguar nga kjo parti.

Sot, zyrtarisht NISMËS iu bashkuan Behram Halilaj – inxhinier dhe veprimtar, Gëzim Shishani – ish anëtar i PDK’së dhe zyrtar shumëvjeçar në Komunën e Drenasit, Bekim Mala – veprimtar dhe ish0kryetar i sekrotir të PDK’së në Drenasin 2, Mustaf Hoxha – ish kryetar i seksionit të PDK’së në Nekovc si dhe Eqrem Berisha – ish anëtar i PDK’së.

Njoftimi i plotë:

Aderimet në NISMA për Kosovën – Dega në Drenas nuk kanë të ndalur.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, NISMA po merr përkrahje gjithandej përditë e më shumë, kjo u dëshmua sot në selinë e NISMËS, ku publikisht aderuan 5 personalitete të ndryshme të jetës publike në Drenas. Me ketë rast përveç Kryetari të degës z. Isa Xhemajlaj dhe anëtarëve të Kryesisë, prezent ishte edhe Kryetari i KK të NISMA për Kosovën z. Jakup Krasniqi.

Sot zyrtarisht NISMES iu bashkuan personalitetet si në vijim: z. Behram Halilaj – Inxhiner dhe veprimtar, z. Gëzim Shishani – ish anëtarë i PDK-s dhe zyrtar shumëvjeçar në Komunën e Drenasit, z. Bekim Mala – Veprimtar dhe ish-Kryetar i seksionit të PDK-së në Drenasin 2, Mustaf Hoxha – ish-Kryetar i seksionit të PDK-së në Nekovc si dhe z. Eqrem Berisha – Ish-anëtar i PDK-së si dhe veprimtar i dalluar nder vite në jetën publike.

Me ketë rast, u mbajt një fjalë rasti nga Kryetari i KK të NISMA për Kosovën z. Jakup Krasniqi si dhe Kryetari z. Isa Xhemajlaj ku i falënderuan të gjithë sapo aderuarit ku iu dorëzuan librezat e partisë dhe iu premtua bashkëpunimi i ngushtë tani e tutje duke iu dhënë hapësirë e merituar e punës për gjithsecilin.

Urime për të gjithë të sapo aderuarit dhe mire se vjen në familjen e madhe të NISMA për Kosovën.