Më 5 shkurt fillon procesi i ekstradimit për të arrestuarin për trafikim organesh në Kosovë

18.01.2018 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Më 5 shkurt fillon procesi i ekstradimit për të arrestuarin për trafikim organesh në Kosovë

Mbrojtja e të arrestuarit për trafikim organesh në Kosovë, Moshe Harel, ka kërkuar nga Gjykata në Qipro që klienti i tyre të lirohet deri në fillimin e procesit të ekstradimit.

Izraelit Harel me shtetësi turke, është i akuzuar për trafikim organesh në Kosovë, ku edhe ishte arrestuar dhe gjykuar nga një Gjykatë e Eulexit duke u dënuar me tetë vite burgim në vitin 2013

Mirëpo në vitin 2016 Gjykata Supreme në Kosovë e kishte rrëzuar këtë vendim dhe kishte urdhëruar një proces të ri gjyqësor ndaj tij, transmeton lajmi.net.

Moshe Harel u arrestua në Qipro më 5 janar dhe që nga ajo datë është duke pritur fillimin e procesit të ekstradimit të tij.

Problemi qëndron në atë se edhe Rusia edhe Kosova kanë kërkuar që personi në fjalë të ekstradohet nga Qipro për njërën nga këto dy vende, ndërsa shteti Qipriot nuk e njeh asnjërën nga këto dhe nuk ka raporte diplomatike me Kosovën, mirëpo as me Rusinë.

Kërkesën e mbrojtjes së Moshe Harel, për lirimin nga paraburgimi deri në fillimin e procesit të ekstradimit, i cili nis më 5 shkurt, e ka cilësuar si të pabazë dhe të rrezikshme Gjykata në Qipro.

“Duke parë seriozitetin e krimit, mendoj se ekziston rreziku i cartë se Moshe Harel mund të ju ikë organeve të drejtësisë para fillimit të procesit të ekstradimit” deklaroi Gjyqtari Michalis Charalambous.

Ndjekja refuzoi kërkesën e mbrojtjes së Moshe Harel ngase është evidentuar se i akuzuari nuk ka ndonjë lidhje apo arsye qëndrimi në shtetin Qipriot, dhe ai mund të ikë nga shteti.

Harel, i përket rrjetit të trafikuesve të organeve të udhëhequr nga doktori turk, Yusuf Sonmez, të cilit i është dhënë epiteti “Frankenshtajni Turk”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Akademikët: Realizimi me sukses i referendumit i hap shumë perspektiva vendit

Akademikët: Realizimi me sukses i referendumit i hap shumë perspektiva vendit

Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

Ilir Deda thotë se Thaçi s’i di kuptimet e fjalëve që thotë

FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike në aksionin gjithëkombëtar  ,,Ta pastrojmë Kosovën’’

FSK-ja me kapacitet njerëzore dhe teknike në aksionin gjithëkombëtar ,,Ta pastrojmë Kosovën’’

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve

Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve

Kërkohet ndihmë për Gëzim Mustafën

Kërkohet ndihmë për Gëzim Mustafën

Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen

Haradinaj: Kur ta pastrojmë gjithë Kosovën, s’do lejojmë më ndotjen

Ligji i ri ua rrit pagat për 500 euro deputetëve, u shkon gati 2 mijë euro muaji

Ligji i ri ua rrit pagat për 500 euro deputetëve, u shkon gati 2 mijë euro muaji

Afro 10 mijë persona nisin aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Afro 10 mijë persona nisin aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin”

Paralajmërohet “spastrimi etnik paqësor” i Kosovës dhe Luginës

Paralajmërohet “spastrimi etnik paqësor” i Kosovës dhe Luginës

Bushati kujdeset për Thaçin, nuk e përsërit në Prishtinë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve

Bushati kujdeset për Thaçin, nuk e përsërit në Prishtinë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve

Serbia bën ndryshime drastike në ushtri, shef i shtabit vendoset një ushtarak i lindur në Kosovë

Serbia bën ndryshime drastike në ushtri, shef i shtabit vendoset një ushtarak i lindur në Kosovë

Krasniqi insiston që çështjen e veteranëve s’e zgjidh drejtësia po politika, propozon që procesi të kthehet nga zero

Krasniqi insiston që çështjen e veteranëve s’e zgjidh drejtësia po politika, propozon që procesi të kthehet nga zero

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit (Video)

Jetonte në një dhomë me bidonat me urinë, vjen reagimi i shtetit (Video)

Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Personeli shëndetësor keqpërdorin kartelat, mbi 200 vërejtje për mosrespektim të orarit në QKUK

Personeli shëndetësor keqpërdorin kartelat, mbi 200 vërejtje për mosrespektim të orarit në QKUK