5 këshilla për të gjetur karrierën e duhur

21.07.2020 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
5 këshilla për të gjetur karrierën e duhur

Gjetja e punës së duhur nuk është një proces i thjeshtë. Kërkon shumë hulumtim, përkushtim dhe përgatitje. Ky proces shkon e bëhet më i vështirë në rastet kur nuk e dini se çfarë pune dëshironi të bëni.

Ka shumë njerëz që për vite të tëra e kanë bërë një punë që nuk e kanë dashur, kjo ngase nuk kanë arritur të gjejnë karrierën e duhur për vete. Shumica e tyre e kanë ndërruar karrierën e tyre të paktën një herë dhe shumë prej tyre mund ta mendojnë një ndryshim të tillë.

Këtu gjeni 5 hapa për të gjetur karrierën e duhur.

1. Bëni teste rreth karrierës

Ndonëse testet rreth personalitetit dhe karrierës mund të duken sikur të pasakta dhe të pakuptimta, janë një formë e mirë e vlerësimit. Duke bërë teste të tilla, sadopak mund ta kuptoni se cilën rrugë duhet të merrni. Keni parasysh se testi duhet të jetë i besueshëm dhe të japë rezultate përafërsisht të njëjta disa herë rresht.

2. Identifikoni pikat e juaja të forta

E dyta që mund të bëni është t’i identifikoni pikat juaja të forta dhe t’i shkruani në një letër. Efektive është nëse analizoni dhe shkruani se çka po arrini të bëni kur jeni të lumtur, në të njejtën kohë edhe kur ndjeheni të stresuar dhe në ankth. Kjo mund t’ju ndihmojë të identifikoni karrierën potenciale dhe karrierën të cilës duhet t’i qëndroni larg.

3. Bëni një listë me opsione

Edhe nëse e dini saktësisht se çka dëshironi të bëni, prapë se prapë arritja deri aty mund të jetë stresuese. Për të mos gabuar në karrierën e ëndrrave, një tjetër hap që mund ta merrni është të shkruani disa opsione.

Pasi të keni shkruar gjithçka, renditni opsionet nga ato që ju përshtaten më shumë deri të ato më pak si dhe kombinoni ato profesione që kanë ngjashmëri. Analizoni se çka nuk duhet të jetë aty dhe gjeni qëllimin tuaj. Mundohuni të shkruani sa më shumë opsione në mënyrë që të keni hapësirë për të krahasuar dhe bërë zgjedhjen e duhur.

4. Krijoni rreth

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një karrierë të re apo nuk jeni të kënaqur me atë që bëni dhe dëshironi të merrni një hap më ndryshe, rrjetëzimi është një formë shumë e mirë për ta realizuar këtë. Sa më shumë njerëz të takoni, aq më shumë do ta kuptoni se si duket ambienti i punës ku dëshironi të jeni, i kuptoni më shumë karakteret e njerëzve dhe llojet e punëve. Sondazhet tregojnë se rreth 85% e punëve plotësohen përmes rrjetëzimit.

5. Pyesni një mentor

Rreth 80% e CEO-ve ia dedikojnë suksesin e tyre punës me mentorë. Një mentor i mirë ka një vlerë shumë të madhe. Prandaj, për ta bërë zgjedhjen e duhur është mirë të mësoni dhe punoni me mentorë. Mentori i duhur, pa marrë parasysh fushën, do t’ju japë udhëzime për t’u rritur në karrierë./AkademiPune/ 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​De Bruyne: Fare nuk më intereson për Messin

​De Bruyne: Fare nuk më intereson për Messin

​Arsenali e nis me fitore bindëse sezonin e ri

​Arsenali e nis me fitore bindëse sezonin e ri

​Barcelona presion Suarezit për t’u larguar nga “Camp Nou”

​Barcelona presion Suarezit për t’u larguar nga “Camp Nou”

Jo vetëm Thiago, Liverpooli e do edhe talentin e Dortmundit

Jo vetëm Thiago, Liverpooli e do edhe talentin e Dortmundit

Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?