5 kërcënimet kryesore të sigurisë për 2019-ën

E publikuar: 15/10/2018 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitet e fundit kemi parë ritmin e sulmeve kibernetike të rritet jo vetëm në frekuencë por edhe kompleksitet.


Kërcënimet që kanë ardhur nga hakerët kanë qenë në formë malueri, virusi por edhe thyerje të sigurisë.

Këto kërcënime nuk kanë për të ikur gjëkundi përkundrazi ato po evoluojnë çdo ditë.


Ndërsa profesionistët dhe kompanitë e sigurisë kibernetike në mbarë botën po përgatiten për sfidat e reja që sjell 2019-ta në këtë drejtim, është me rëndësi që edhe individët të jenë në dijeni të kërcënimeve më të fundit të sigurisë në mënyrë që të mbrohen vetë.

Këto janë pesë kërcënimet kryesore të sigurisë kibernetike për vitin e ardhshëm.

  1. Ransomware

Vitet e fundit ransomware janë shndërruar një një rrezik serioz për dhjetëra kompani në mbarë botën. Por pse kjo metodë preferohet kaq shumë nga kriminelët kibernetikë?

E thënë thjeshtë me ransomware kriminelët mund të bëjnë para lehtë dhe shpejt, me mijëra dhe qindra mijëra dollarë.

Duke qenë se sulmi me ransomware ekzekutohet lehtësisht, është edhe sulmi më i preferuar i tyre.

Ransomwarët funksionojnë duke marrë nën kontroll një kompjuter ose rrjet kompjuterik duke e kyçur plotësisht nga përdoruesi.

Kështu hakerët mund të kërkojnë shuma të mëdha parash për të rikthyer kompjuterin në funksion.

Me përhapjen e shpejtë të monedhave kriptografike dhe pajisjeve të internetit të gjërave IoT, ransomware është rritur në popullaritet.

  1. Sulmet “Phishing”

Një tjetër makth kibernetik i cili ekziston që nga fillimet e internetit janë sulme “phishing.” Është një formë e thjeshtë sulmi e dizajnuar për të vjedhur informacione personale si emra përdoruesish, fjalëkalime dhe kredenciale kartash krediti.

Në 2017-ën sulmet “phishing” janë rritur ndjeshëm edhe nda bizneseve ku 76% e tyre thonë se kanë qenë shënjestër.

Zakonisht sulmet “phishing” maskohen si burime të besuara siç një bankë apo një uebsajt që përdorni vazhdimisht. Sapo ju të replikoni apo të ndiqni instruksionet e një e-mail-i apo uebsajti “phishing” informacioni menjëherë dërgohet tek hakerët.

Shumica e njerëzve që përdorin internetin janë përballur të paktën njëherë në jetë me sulme phishing që vinin në formë e-mail-i.

  1. Botnetët

Duke përdorur një rrjet të fuqishëm kompjuterësh të hakuar, Botnetët kontrollohet në distancë nga sulmuesi. Ato ekzekutojnë sulme të një shkalle të lartë ku në raste ekstreme prekin miliona kompjuterë dhe sisteme.

Hakerët zakonisht përdorin botnetët për të kryer sulme DDoS (Distributed Denial of Service), sulme “brute force”, për të dërguar spam, për të vjedhur informacione personale dhe të dhëna sensitive.

Sulmet DDoS mund të ndodhin në çdo moment, por sipas Kaspersky hakerët janë më të prirur për të sulmuar me këtë metodë gjatë sezoneve të uljeve të çmimeve si “Black Friday.”

Botnetët pëlqehen nga hakerët për fuqinë e tyre që kanë. Mënyra për e mirë për tu mbrojtur nga botnetët është të siguroheni se kompjuteri juaj nuk ka një virus.

Në të shumtën e rasteve njerëzit nuk kanë dijeni për kompjuterin e tyre të infektuar gjersa të jetë tepër vonë. Është e rekomandueshme që të kryeni skanim periodike me antivirusin.

  1. Viruset kompjuterike dhe Krimbat

Edhe pse ekzistojnë që nga krijimi i kompjuterit të parë dhe njerëzit janë mësuar me to, asnjëherë nuk duhet të nënvlerësoni fuqinë shkatërruese të një virusi kompjuterik ose krimbi.

Dita ditës po bëhen më problematikë sidomos kur dërgohen përmes dokumenteve thuajse të pamundur të identifikohen gjersa të jenë aktivizuar.

Të dhënat e infektuara infektojnë menjëherë kompjuterin kur ato hapen. Krimbat nga ana tjetër përhapen duke u shumuar dhe infektuar të gjitha të dhënat.

Zakonisht viruset dhe krimbat synojnë të vjedhin informacione financiare apo personale.

  1. Hakimi i monedhave kriptografike

Nëse jeni përfshirë në investime në monedha kriptografike, “cryptojacking” është një fenomen i ri që me patjetër duhet të jeni në dijeni.

Cryptojacking funksionon në këtë mënyrë: një virus kriptografik infekton një kompjuter dhe përdor burimet e harduerit si procesori për të gërmuar monedha kriptografike.

Jo vetëm që ngadalëson ndjeshëm kompjuterin, por gjithashtu i jep hakerit një fitim financiar pasiv.

Në 2018-ën kjo lloj metode u bë edhe më fitimprurëse se ransomwarët për hakerët. Në 2019-ën intensiteti i këtyre sulmeve pritet të rritet më tepër. /PCWorld Albanian