5 gjëra të thjeshta që duhet të bësh çdo të diel në darkë

E publikuar: 07/05/2018 03:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse nuk i jep vetes kohë për përgatitje, atëherë do ta kesh të vështirë për t’u organizuar dhe do ta gjesh veten të frustuar e të pasigurt, sepse nuk di ç’të bësh më parë, ç’të mendosh e si të veprosh kur ke shumë gjëra bashkë për të bërë.

Megjithatë, për të pasur një javë të qetë nuk kuptohet të hënën. Por të dielën në mbrëmje. Nis me atë se çfarë ke në mendje para se të nisësh javën, por edhe cilat janë prioritetet e saj.

Ja cilat janë gjërat që duhet të bësh për të pasur një javë të mbarë.

1. Reflekto për gjërat që ke mbaruar

Këtu përfshihet lista e gjërave që “duhen bërë”, e cila duhet të jetë gjithmonë fluide.

2. Organizohu sipas qëllimeve dhe prioriteteve

Kjo është një taktikë që të ndihmon. Kujto Tony Robbins (madje edhe shumë të tjerë e praktikojnë suksesshëm). Organizo gjërat sipas kategorive dhe projekteve. P.sh “gjërat e zakonshme”, “prioritetet e punës”.

3. Bëj sa të mundesh para kohe

Shembulli më i mirë për këtë është përgatitja e veshjes dhe e vakteve. Nëse drekën e siguron vetë, atëherë paketo sonte gjërat që do të marrësh me vete – pse ta lësh për mëngjes një gjë që mund ta bësh gati që sonte? Çdo gjë që mund të bësh para kohe të jep më shumë liri ditën tjetër dhe është një gjë më pak që duhet të mendosh.

4. Shfrytëzo periudhën e pushimit

E diela duhet të jetë një ditë pushimi, reflektimi, jo ditë prodhimi. Fillimi i çdo jave është gjithnjë i fokusuar te produktiviteti. Je në zyrë, në shkollë apo edhe në tryezën e zyrës dhe ke mjaft gjëra për të menduar e për të bërë. Por sonte, shfrytëzo kohën për të pushuar. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse pushimi të ndihmon të kesh një javë më produktive.

Jepi kohë vetes

Dhe së fundi, pjesa më e rëndësishme e së dielës duhet të jetë koha që i jep vetes. Sonte duhet të qetësohesh dhe të relaksohesh, në mënyrë që të mbash veten me energji gjatë gjithë javës. Një mënyrë për ta bërë këtë është meditimi. Një mënyrë tjetër leximi (një libër, jo mediat sociale), apo edhe të ulesh në heshtje me një filxhan çaj. Heshtja bën mrekulli dhe në shoqërinë tonë dinamike është një pasuri e vlefshme që ne shumë shpesh e harrojmë. Gjej kohë për veten dhe rri me të në heshtje.

Studimet thonë se nëse rri në heshtje vetëm pesëmbëdhjetë minuta, do të ndihesh më e freskët. Pa ndërprerje, pa celular, pa muzikë. Pastaj shko të flesh dhe bëhu gati për javën.