49 importe nga Serbia e Bosnja, 140 mijë euro taksë e paguar

06.12.2018 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
49 importe nga Serbia e Bosnja, 140 mijë euro taksë e paguar

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia e Bosnja, ka ulur dukshëm importin nga këto dy vende.
I njëjti vendim ka shkaktuar reagime të mëdha në Serbi dhe tek vetë zyrtarët e Bashkimit Evropian, shkruan lajmi.net.

Të njëjti kërkuan që vendimi në fjalë të tërhiqet menjëherë prapa, dhe se taksa është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s.

Mirëpo, edhe pas vendimit të Qeverisë Haradinaj, disa biznese kanë paguar taksën e vënë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, për lajmi.net ka thënë se që nga vendosja e taksës, nga Serbia në Kosovë janë regjistruar 38 importe.

Ndërkaq, nga Bosnja janë shënuar 11 të tilla.

Stavileci thotë se importet kanë qenë kryesisht me lëndë të parë për prodhim dhe me vlera të ulëta, në total 140 mijë euro.

“Deri tani sipas informatave nga sistemi ynë, kemi pasur rreth 38 importe nga Serbia dhe 11 nga Bosnja”, ka thënë Stavileci.

“Kryesisht kanë qenë me lëndë të parë për prodhim me vlera te ulëta, pra vlere e tyre ka qenë në total rreth 140.000 mije euro derisa po aq kanë paguar edhe masë mbrojtëse si dhe TVSH-në”, është bërë e ditur nga Stavileci.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës po tregohet stoike në vendimin e saj për taksën.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në Prishtinë, ka thënë se vendimi për taksën do të qëndrojë dhe se i njëjti është legjitim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Isa Mustafa: Mbetëm pa Çakorr e pa viza, kjo qeveri le të shkojë në shtëpi

Isa Mustafa: Mbetëm pa Çakorr e pa viza, kjo qeveri le të shkojë në shtëpi

49 importe nga Serbia e Bosnja, 140 mijë euro taksë e paguar

49 importe nga Serbia e Bosnja, 140 mijë euro taksë e paguar

Konfirmohet aktakuza për korrupsion kundër Qemajl Mustafës

Konfirmohet aktakuza për korrupsion kundër Qemajl Mustafës

Zaev: Zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë, finalizohet në janar

Zaev: Zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë, finalizohet në janar

AKF mbajti ceremoninë e 15 vjetorit të themelit të saj

AKF mbajti ceremoninë e 15 vjetorit të themelit të saj

Trajkoviq: Ndihem më e sigurt në Prishtinë sesa në veri të Mitrovicës

Trajkoviq: Ndihem më e sigurt në Prishtinë sesa në veri të Mitrovicës

SHBA do të dërgojë luftanije në Detin e Zi?!

SHBA do të dërgojë luftanije në Detin e Zi?!

Kryeministri konfirmon se ka biseduar me Stoltenbergun për ushtrinë, por nuk tregon qëndrimin e NATO’s

Kryeministri konfirmon se ka biseduar me Stoltenbergun për ushtrinë, por nuk tregon qëndrimin e NATO’s

SBASHK e mbështet Programin Nacional për Rininë

SBASHK e mbështet Programin Nacional për Rininë

Dardan Sejdiu: Projektligji për buxhetin si i para 18 vjetëve

Dardan Sejdiu: Projektligji për buxhetin si i para 18 vjetëve

Mehmeti: BQK e angazhuar fuqishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit

Mehmeti: BQK e angazhuar fuqishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit

Taksa 100%, Haradinaj tregon se çfarë mund të inskenohet nga serbët

Taksa 100%, Haradinaj tregon se çfarë mund të inskenohet nga serbët

Ish-ushtari i UÇK-së mesazh BE-së për vizat: Edhe pa ty u knaqa

Ish-ushtari i UÇK-së mesazh BE-së për vizat: Edhe pa ty u knaqa

Mesazhe urimi për festën hebraike të Hanukah-s

Mesazhe urimi për festën hebraike të Hanukah-s

LDK nuk e përkrah buxhetin për vitin 2019

LDK nuk e përkrah buxhetin për vitin 2019

Sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm

Sektori bankar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm