47 raste me koronavirus sot në Kosovë, 22 të shëruar

E publikuar: 22/06/2020 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

47 persona janë konfirmuar pozitiv me koronavirus sot në Kosovë, ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi. Këto rezultate kanë dalë pas testimit të 314 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Ndërkaq sot janë konfirmuar edhe 22 persona të shëruar.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se nga data 08 shkurt deri më 22 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.831 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.216 raste, me gjithsej 37 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet tutje në njoftim.