460 grante për mikro – biznese

E publikuar: 26/05/2015 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në ambinetet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe organizatës Gjermane Help – Hilfe zur Selbsthilfe e.V.

Minsitri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Z. Timo Stegelmann, Kryesuesi i Divizionit të Evropës Jug-lindore i organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V., nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Vlera e përgjithshme e projektit për fazën I dhe II është 1.360.940,00 EUR:

Projekti do të zbatohet në komunat vijuese: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, , Vushtrri, Prizren dhe Gjilan.

430 mikro-biznese do të ndihmohen me pajisjet e nevojshme për drejtimin e veprimtarive të tyre. Vlera mesatare e një granti do të jetë 2,000 EUR. Së paku 430 biznese dhe 160 trajnime profesionale do të organizohen për bizneset e përkrahura.

Projekti do të zbatohet gjatë periudhës Maj 2015 deri në Dhjetor 2016. Ky projekt është në përputhje me strategjitë nacionale dhe lokale të Republikës së Kosovës dhe do t’a përkrahë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm si të tërë.