46 aktakuza brenda 24 orëve

E publikuar: 20/08/2019 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria e Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza, kundër 49 personave.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 18 persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë personave të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, në katër (4) raste të ndara. Po ashtu, pranë Gjykatës Themelore në Prizren, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person dhe janë ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për 48 orë dhe ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.