​Laboratorët privat për testim me COVID-19, VV kërkon qasje në dokumente publike

E publikuar: 12/08/2020 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj jave ka nisur që t’i licensoj laboratorët privat për shërbimin e testimeve për SARS Cov-2.

Për çka, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes deputetëve në Komisionin për Shëndetësi, po kërkon që t’iu lejohet qasja në dokumente publike në institucionin e ARBK-së.

Në këtë mënyrë siç thuhet në kërkesën e tyre do të mund të jenë të informuar në lidhje me procesion e licensimit të operatorëve privatë për testimin e qytetarëve me COVID-19.

“Bartja e testimit për Covid-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive. Kjo është dëshmia e radhës e dështimit të kësaj Qeverie për të menaxhuar me situatën pandemike”, thuhet në komunikatën e VV-së.