43 persona të prekur me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

E publikuar: 01/04/2020 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Klinikën Infektive në QKUK janë duke u trajtuar 43 pacientë të prekur me Covid-19, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Prof. dr. Shemsedin Dreshaj.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke 43 pacientë të konfirmuar me Covid-19, prej të cilëve 8 janë në oksigjeno-terapi dhe 1 pacient është në mjekim intenziv të Kilinikës Infektive, i intubuar në gjendje shumë të rënëdë shëndetësore”.