Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

E publikuar: 30/05/2020 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pas anketës së Pulsit Publik të UNDP-së, mbështetur nga USAID-i.

Sipas anketës, është rritur kënaqshmëria te qytetarët ndaj kryeparlamentares, kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, por ka rënë tek presidenti.

Heldti këshillon të lexohet patjetër ky raport, dhe thotë se, “statistikat flasin vetë”.

“Të lexohet patjetër, veçanërisht në situatën aktuale. Nivelet e besimit në institucionet përkatëse, ndjenja ndaj korrupsionit, rekrutimi i bazuar në merita në sektorin publik, etj flasin vetë. Statistikat flasin”, shkruan Heldti në Twitter.

LEXO EDHE: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

 

Gjetjet e kësaj ankete tregojnë se: 60.7% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, 65.4 për qind me punën e Kryeministrit. Ndërsa kënaqeshmëria e qytetarëve me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës sipas kësaj ankete ka arritur vlerën rekord prej 72.4%. Por aty theksohet se kënaqshmëria e qytetarëve ka rënë sa i përket punës së Presidentin me 18.7%. Sipas gjetjeve të anketës 33.6% e qytetarëve do të ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike.