Infektologu Valbon Krasniqi: Çdo rast me COVID-19 pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë

E publikuar: 07/04/2020 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën më coronavirus që po përballet Kosova.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Klinika Infektive ka 125 shtretër ndërsa 6 prej tyre janë në repartin e kujdesit intensive.
Ai thotë se për momentin tre pacientë të prekur me COVID-19 janë nën kujdesin intensive.
Infektologu thotë se është pozitive që në Kosovë nga 170 të prekurit me coronavirus vetëm 70 prej tyre kanë marrë mjekim në Klinikën Infektive ndërsa pjesa tjetër janë izoluar ën shtëpitë e tyre për trajtim më të lehtë.

Krasniqi thotë se personalisht ka menduar se pikërisht Malisheva do ta kalojë më së lehti këtë virus edhe për shkak të përvojës me rriqrat.

“Fatkeqësisht pandemia doli të jetë e paparashikueshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu tregon edhe disa dilema që kanë klinicistët me epidemiologët.

“Nëse nuk i prekni sytë, hundën apo gojën, nëse nuk kolliteni dhe s’keni kontakt me personat e infektuar s’ka se si të infektoheni. Edhe nëse keni pasur kontakt dhe më pas i pastroni duart nuk ka rrezik…Virusi nuk mund të futet në trup përmes lëkurës”.

Krasniqi thotë se qytetarët nuk po i zbatojnë masat sa duhet pasi infektimi nuk është aq i thjeshtë. Ai thotë se më nuk ka raste të importuara, por rastet e reja nga papërgjegjësia e qytetarëve.

“Çdo rast [me coronavirus] pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi.