Njoftim i rëndësishëm, ky është orari i ri i punës së marketeve në tërë vendin

E publikuar: 16/03/2020 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti i shitësve me pakicë, ka marrë vendimin që marketet në tërë vendin të punojnë vetrëm 12 orë në ditë. Nga dita e martë, marketet në tërë vendin do të punojnë me orar të shkurtuar.

Për shkak të gjendjes së krijuar nga përhapja e virusit Covid-19, dyqanet që shesin produkte ushqimore, kanë punuar me orar edhe më të gjatë se në ditët e zakonshme.

Drejtoresha e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj, ka thënë për Express se një ndër arsyet e shkurtimit të orarit është edhe përkujdesja ndaj punonjësve të marketeve.

“Vendimi është marrë për krejt pikat e shitjes në tërë vendin, Për shkak të punëtorëve, pasi edhe transporti publik është ndaluar dhe shumica e punonjësve udhëtojnë”, ka thënë Metaj.

Ndërkohë, në postimin e Rrjetit të Shitësve me Pakicë në Facebook, bëhet e ditur se orari i ri i marketeve do të fillojë të zbatohet që nga dita e martë.

“Ne jemi duke punuar bashkarisht dhe që të jemi në përputhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik ju njoftojmë që rrjetet e dyqaneve me produkte ushqimore do të punojnë me orarë prej orës 08:00 deri në 20:00. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga data 17 mars 2020”, thuhet në njoftim.