Kosova në Cyberspace?!

E publikuar: 17/02/2020 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mentor Hoxhaj, udhëheqës i komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, kërkon mbështetjen që Kosova të njihet në hapësirën Kibernetike!

Në një shkrim publik në rrjetin social në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje tek dy liderët shtetëror që t’i përkrahin në nismën e tyre.

Reagimi i tij:

I nderuari z. Thaqi President i Republikës
I nderuari z. Kurti – Kryeministër
Njohja e Kosovës në Hapësirën Kibernetikë është po aq e rëndësishme sa njohjet shtetërorë!
Andaj, kërkojmë mbështetjen tuaj që në Hapësirën Kibernetike te identifikohemi si banor te Kosovës!
CSP mbetet e përkushtuar që Kosova të jetë e njohur në Cyberspace. Kjo është një rrugë që kërkon mbështetjen shtetërore, institucioneve publike, private dhe JUVE banoreve te Cyberpspace.
Sepse JU më se miri e kuptoni se çka donë te thotë të kesh identitetin tënd ne Cyberspace!
MH