Godet Agron Dida, e krahason Kurtin me Aristotelin dhe Sokratin

E publikuar: 16/02/2020 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-profesori Agron Dida e ka krahasuar Albin Kurtin me dy filozofët më të mëdhenj të njerëzimit. Ka thënë se Kryeministri i ri i Kosovës e ka thellësinë e medimit të Aristotitelit kurse oratorinë si të Sokratit.

Dida ka shkuar edhe më tej duke thënë se lideri i VV’së e ka logjikën sikur të një inxhinieri të rryer.

“Vlerësim shumë i saktë për Kryeministrin Kurti. Ky e ka thellësinë e mendimit të Aristotelit, oratorinë e Sokratit dhe logjikën matematikore të një inxhineri të rryer të shekullit 21”, ka shkruar Dida, në një reagim në FB, duke shpërndarë deklaratën e rreme të një “analisti” serb që e lartësonte Kurtin.

Një ditë më vonë, Dida e ka fshirë postimin dhe ka kërkuar falje. Ka thënë se postimin e ka bërë të pasaktë pasi është mbështetur në një artikull dezinformues.

“Kërkoj falje nga shumë miqë të mi në FB për postimin e pasaktë që e kam bërë duke u mbështetur në një artikull dezinformues me titull : “Analisti serb: …””, ka shkruar Dida.

Dida ishte pjesë edhe e VV’së. Kishte pasur probleme brenda Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie kur në një moment kishte filluar ta lavdëronte Ibrahim Rugovën.

Ndryshe, sot, analfabet konsiderohesh edhe nëse s’je në gjendje të dallosh një lajm të vërtetë nga ai i rremë, faktin nga supozimi.