40 persona nga Vushtria sot presin rezultatet për COVID-19

E publikuar: 14/06/2020 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vushtrrisë konfirmuar edhe 18 raste të reja me Covid-19.  E gjatë ditës së sotme në Vushtrri pritet që të testohen edhe 27 persona të tjerë. Të gjithë këta janë raste kontakti me personat e infektuar ditë më parë me Covid-19 në Vushtrri.

Kurse rezultatet pritet të dalin edhe për 13 persona të tjerë të cilët kanë rezultuar pozitiv në dy testimet e para.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Express, drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

E dje në Kosovë janë konfirmuar  53 raste të reja me Covid-19.