4-vjeçari e vret nënën me pushkë gjuetie

E publikuar: 18/09/2017 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një djalë 4-vjeçar e ka vrarë nënën e vet në jug të Libanit pasi e ka qëlluar aksidentalisht me pushkë të gjuetisë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, NNA.

Ky incident përcolli një vdekje tjetër aksidentale në të cilën një 11-vjeçar e qëlloi me armë një të afërm 8-vjeçar javën e kaluar në një qytet tjetër në jug të Libanit, shkruan NNA, përcjell Express.

Kontrolli i armëve nuk është i rreptë në Liban.

Njerëzit vriten rregullisht nga plumbat qorr gjatë festimeve të ngjarjeve politike në këtë vend.

Zyrtarët libanezë shpesh kanë bërë thirrje për ligj për kufizim të përdorimit të armës dhe festime me armë zjarri.