4 parashikime që Bill Gates bëri në 1999 të cilat sot janë vërtetuar plotësisht

E publikuar: 04/03/2018 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në librin e tij “Business @ the Speed of Thought” të publikuar në vitin 1990, Gates bënte disa
parashikime në lidhje me zhvillimin e teknologjisë të cilat për kohën ishin të paimagjinueshme.

Koha tregoi që çdo mendim i këtij libri po vërtetohet dita ditës. Disa nga parashikimet po i listojmë më poshtë:

  1. Website për krahasimin e çmimeve
    Parashikimi i Gates: do të zhvillohen shërbime të cilat do të ofrojnë krahasim të çmimeve në
    mënyrë automatike në mënyrë që njerëzit të zgjedhin lehtësisht produktet më të lira
    Sot: mjaft lehtësisht, mund të kërkohet në Google çdo produkt dhe të shihet krahasimi i
    çmimeve
  2. Pajisjet mobile
    Parashikimi i Gates: do të kemi gjithmonë pas vetes pajisje elektronike që do të na lejojnë të
    jemi gjatë gjithë kohës online, të bëjmë blerje kudo që ndodhemi, të lexojmë lajmet e fundit, pra
    të bëjmë çdo gjë vetëm me anë të një pajisjeje.
    Sot: Smartphone, Smartwatch, Amazon Echo, HoloLens etj janë disa nga produktet që na lejojnë
    të jemi gjatë gjithë kohës online dhe të lidhur.
  3. Pagesa të menjëhershme, financime online dhe asistencë mjekësore online
    Parashikimi i Gates: Njerëzit do të paguajnë fatura online dhe do të komunikojnë me doktorët
    online
    Sot: Tashmë, janë krijuar mjaft startupe nëpër botë që sjellin më nga afër pacientët me doktorin
    dhe lejojnë rezervime dhe këshillime online. Gjithashtu, nëpërmjet faqeve të ndryshme mund
    të merret lehtësisht një hua online dhe të kryhen pagesa online.
  4. Asistent inteligjent dhe Internet of Things
    Parashikimi i Gates: do zhvillohen asistentë personalë që do të lidhin të gjitha pajisjet në mënyrë
    inteligjente me njëra tjetrën duke shkëmbyer të dhëna.
    Sot: Asistentët vokalë si Siri apo Google Assistant i ofrojnë përdoruesve informacione të
    ndryshme në lidhje me përditshmërinë e tyre dhe kërkesat e tyre. Vlen për tu përmendur këtu
    edhe instrumentet inteligjent si rasti i Nest që regjistrojnë sjelljen e individit dhe rregullojnë në
    mënyrë automatike temperaturën e shtëpisë. /CIO Albanian