4 milionë e 305 mijë të infektuar me koronavirus në botë

E publikuar: 13/05/2020 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 4 305 340 raste infektimi dhe 294 199 të vdekur janë regjistruar në 195 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.

Ndër këto raste, të paktën 1 473 700 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 157 vdekje të reja dhe 82 643 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 599 Brazili me 881 dhe Britania e Madhe me 494.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 926 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 78 189 të shëruar. 7 raste të reja infektimi u njoftuan midis të martës dhe të mërkurës.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 380 465 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 83 249 vdekje dhe 230 287 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 33 186 vdekje për 229 705  raste, Italia me 31 106 vdekje për 222 104 raste Spanja me 27 104 vdekje për 228 691 raste dhe Franca me 27 074 të vdekur për 178 060 raste.

Europa – 1 802 322 raste (160 846 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 452 661 raste (88 638 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 405 864 raste (23 120 viktima).

Azia – 318 732 raste (11 207 viktima).

Lindja e Mesme – 246 834 raste (7 814 viktima).

Afrika – 70 612 raste (2 448 viktima).

Oqeania – 8 316 raste (126 viktima).