4 divat e muzikës shqiptare bashkë në një koncert!

E publikuar: 20/04/2018 08:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Irma Libohova, Besa Kokëdhima, Eneda Tarifa dhe Rovena Dilo do të vijnë sëbashku në një koncert live duke na sjellë repertorin e tyre me të cilin jemi rritur. 

Lajmin për koncertin e ka dhënë vetë këngëtarja Irma Libohova,e cila ka shkruar në rrjete sociale: 

“Për herë të parë Irma, Rovena, Eneda dhe Besa vijnë në një recital madhështor Live! Një udhëtim magjik ndër vite me hitet më të njohura, në shoqërimin e orkestrës simfonike, nën drejtimin e Elton Dedës. Performancat më moderne e artistike do ju rrëmbejnë mbrëmjen e 16 Maj, Ora 20:00. “Divas Live” në Pallatin e Kongreseve”- përfundon Irma në rrjete sociale./Gazeta Express/