4.8 milionë euro investime për Gjilanin me transport publik modern

E publikuar: 16/11/2017 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sami Kurteshi sot mbajti konferencë tematike në Stacionin e Autobusëve për të shpalosur edhe një herë projektin për transportin publik.

Transporti publik do të jetë i përballueshëm për të gjitha kategoritë dhe shtresat shoqërore, ndërsa për personat me gjendje të rëndë sociale, për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, për pensionistët dhe për personat me aftësi të kufizuara do të jetë falas.

Autobusët do të kenë orare fikse dhe standarde evropiane. Kostoja e një autobusi do të jetë 230.000 euro, me gjithë tatimet dhe shërbimet. Një linjë do t’i ketë 3 autobusë. Kostoja totale: 4.830.000 euro.