4.240 divorce të regjistruara gjatë 12 muajve

E publikuar: 03/06/2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viti që lamë pas shënoi një numër rekord divorcesh në Shqipëri.

Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për 4. 240 divorce të regjistruara gjatë 12 muajve të vitit 2014. Numrin më të lartë të divorceve e mban kryeqyteti.
Por cilët janë faktorët që po i çojnë shqiptarët gjithmonë e më shumë drejt divorcit?
Në trend rritës, është numri i femrave që kërkojnë divorc. Mosha predominuese mbetet 25 – 40 vjeç. Shumica e çifteve vijnë në dyert e gjykatës pasi kanë kaluar disa vite martesë dhe mes tyre ka edhe fëmijë. Kërkesa për divorc është një fenomen në rritje nga 2001, ku numëroheshin 9.6 divorce në 100 çifte në 17.8 divorce në 100 martesa.