Vdes zyrtari i LDK-së

E publikuar: 20/11/2019 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur kryetari i Degës së LDK-së në Gracanicë, Imri Ajeti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e LDK-së.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ajeti.

Njoftimi i plotë:

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur kryetari i Degës së LDK-së në Gracanicë, Imri Ajeti.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“E nderuara familje Ajeti,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti.

Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij.

Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve.”