Koalicioni NISMA–AKR–PD, jo domosdoshmërisht pjesë e qeverisë së re, mendojnë analistët

16.11.2019 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Koalicioni NISMA–AKR–PD, jo domosdoshmërisht pjesë e qeverisë së re, mendojnë analistët

Ndonëse ende nuk dihet saktë se sa do të jetë numri i deputetëve të partive politike për legjislaturën e re nga procesi i rinumërimit, rezultati nuk pritet të vë në pikëpyetje formimin e qeverisë nga partitë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, i tha Radio Kosovës se përderisa dy partitë më të mëdha bashkë me minoritetet jo-serbe arrijnë të formojnë qeverinë, nuk ka nevojë që koalicioni Nisma-AKR-PD të jetë pjesë e qeverisë.

“Domosdoshmëri këtu nuk ka, për shkak se po flasim për dy parti politike që së bashku me minoritetet jo serbe krijojnë një shumicë të nevojshme prej 67 deputetëve për të funksionuar qeveria edhe në momentin kur e ke një shumicë të tillë nuk është e domosdoshme. Nëse kish qenë mungesa e numrave nga LDK-VV dhe minoritetet jo-shumicë, atëherë kish qenë e domosdoshme të përfshihet edhe Nisma që të bëhen 61 deputetë, aq sa kërkohet për të formuar qeverinë”, ka theksuar Demhasaj.

Edhe sipas Faton Ismajlit, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Nisma nuk është përcaktuese për formimin e qeverisë. Megjithëkëtë sipas tij, bazuar në raportet ndërmjet krerëve të LDK-së dhe Nismës, pret që edhe kjo e fundit të jetë pjesë e qeverisë:

“Në fakt unë pres që Nisma ta ketë një ministri, po aq sa do të kenë serbët dhe minoritetet, LDK dhe VV t’i ndajnë përafërsisht barabartë pozitat qeveritare, plus unë pres që LDK nuk do të lëshojë kryetarin e Kuvendit dhe do ta synojnë pozitën e presidentit megjithëse kalkulimet janë ende të hapura. Ideja është që përmes Nismës, LDK synon ta zbehë fuqinë e Kurtit brenda koalicionit qeverisës dhe ata do të insistojnë ta bindin Kurtin që edhe Nisma të jetë pjesë e qeverisë, e cila nuk është përcaktuese. Pra, votat e Nismës apo të AKR-së nuk janë përcaktuese për këtë qeveri”, ka thënë Ismajli.

Rinumërimi, sipas KQZ-së, pritet të zgjasë dy javë, kurse formimi i qeverisë pritet tek në fillim të vitit të ardhshëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Aktakuzë kundër njëzet personave

Aktakuzë kundër njëzet personave

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Këto janë fjalët e Kadri Veselit, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Pamjet e frikshme, pasi shpërthen pika e karburantit

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit nga Specialja

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Apostolova porosi Kurtit e Mustafës: Qytetarët kanë nevojë për institucione të reja

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Ligji i Pagave: Nesër mblidhen Këshillat Drejtues të tri sindikatave

Nga KGB-ja është vrarë Kamy!?

Nga KGB-ja është vrarë Kamy!?

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

Thaçi iu reagon ndërkombëtarëve nga Reçaku: Heshtja e juaj ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër

E thotë Rute se Shqipëria nuk është gati për hapjen e bisedimeve me BE-në, ndërsa Maqedonia e Veriut është më afër