39 të vrarë nga rrëzimi i një avioni rus në Siri

E publikuar: 07/03/2018 03:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat ruse njoftojnë se 39 vetë u vranë nga rrëzimi në Siri i një aeroplani transporti me të cilin ata udhëtonin.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se aeroplani u rrëzua në bazën ajrore ruse të Hmeymimit në provincën Latakia.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i rrëzimit mund të ketë qenë një problem teknik.

Aeroplani i transportit Antonov-26 kishte 33 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi.