3885 raste aktive me koronavirus në Maqedoni, gjithsej 419 të hospitalizuar

E publikuar: 19/07/2020 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithsej 241 raste të reja pozitive me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nw Maqedoni të Veriut, prej 1.700 testeve të bëra, me çka numri i përgjithshëm që nga fillimi i epidemisë u rrit në 9026.

Gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndërruar jetë tetë persona. Deri dje numri i të vdekurve ishte 414 pacientë. U regjistruan edhe 51 të shëruar, me çka numri i të shëruarve tani është 4727. Raste aktive janë 3885. Deri më tani gjithsej të hospitalizuar në gjithë shtetin janë 419 pacientë. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 84916 testime për Kovid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara ishin regjistruar tetë raste të vdekjes, nga dy pacientë nga Shkupi, Tetova dhe Struga, një pacient nga Gostivari dhe një nga Strumica. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërruan jetë tre pacientë të moshës 59, 61 dhe 62 vjet. Në SPQ “8 Shtatori” ndërruan jetë katër pacientë – dy të moshës 67 vjet dhe dy pacientë të moshës 76 vjet. Në Spitalin Klinik të Tetovës ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjet.

Nga numri i rasteve të reja pjesa më e madhe janë nga:Shkupi-73, Shtipi 60, Tetova 32, Gostivari-14, Kumanova-10, Koçani tetë, Gjevgjelia gjashtë, Prilepi dhe Shën Nikolla secila nga pesë, Strumica katër, Struga, Radovishi dhe Kriva Pallanka nga tre, Ohri, Kërçova, Demir Hisari nga dy raste dhe nga një prej tyre ishin regjistruar në Dibër, Veles, Krushevë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi 51 persona të shëruar nga: Shkupi-40,Manastiri -1, Probishtipi-1, Demir Hisari-1, Kërçova-1, Resnja-7.

Aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3885. Më së shumti janë në qytetin e Shkupit 1868, pastaj vjen Tetova me 325, Shtipi me 272, Kumanova me 238, Gostivari me 190, Struga me 170, Shën Nikolla 169, Ohri 116, Dibra 111, Kërçova 80.

Në Klinikën Infektive gjithsej janë të hospitalizuar 93 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 44 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore. Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 15 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19, shtatë fëmijë pozitivë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë të hospitalizuar 87 pacientë. Në makinë respiratore janë pesë pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 35, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 131 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.

Në konfeksionin “Moda” të Shën Nikollës numri i përgjithshëm i punëtorëve të infektuar është 53 zbuloi skriningu, të cilin e bëri kompania.

Drejtori i “Moda Ad” – Shën Nikollë, Angell Dimitrov thotë se në skriningun në të cilin kompania investoi vetë janë përfshirë gjithsej 620 punëtorë, ndërsa paraprakisht 200 kanë qenë në izolim ose kanë qëndruar në shtëpi për shkak të masave qeveritare për kujdesin për fëmijët deri në moshën 10-vjeçare, sëmundje kronike apo gra shtatzëna. Sipas gjendjes shëndetësore të të infektuarve 80 për qind prej tyre janë asimptomatikë, ndërsa rastet më të rënda të të hospitalizuarve janë në qendra rajonale me Kovid në Shtip dhe Veles.

Drejtoresha e Qendrës së Shëndetit Publike, Maria Dimitrova dje bëri të ditur se, krahas konfeksionit të Shtipit, virusi korona tashmë ka hyrë edhe në Shtëpinë e Pleqve në Radovish. Pozitivë në virusin janë dy të punësuar dhe tre shfrytëzues të shërbimeve në këtë shtëpi./kp/