LDK-ja dhe Vjosa Osmani e prezantojnë sloganin e zgjedhjeve të 6 tetorit

E publikuar: 19/09/2019 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë publik sloganin e partisë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që mbahen me gjashtë tetor.

Derisa ka publikuar numrin zyrtar që mban partia në këto zgjedhje, Osmani ka shkruar në Facebook se slogani i LDK-së do të jetë “Beso”.

Tutje, nga kjo parti kanë shkruar se “Beso” do të thotë besimi në shtet të drejtë, të barabartë e të zhvilluar, si dhe besim në ndryshim, fitore e në LDK.