Diplomatët kthehen në rolin e militantëve partiakë

12.09.2019 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Diplomatët kthehen në rolin e militantëve partiakë

Parafushata i ka mobilizuar shumë diplomatë të Kosovës. Një pjesë e tyre kanë braktisur detyrat me të cilat i ka ngarkuar shteti dhe janë vënë në shërbim të aktiviteteve që partitë politike janë duke i zhvilluar në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë të mërkurën se një pjesë e tyre këtë angazhim janë duke e demonstruar në vendin ku ndodhen me mision, e të tjerë edhe në Kosovë.

“Shumë misione, e veçanërisht në rajon dhe në vendet e Evropës, janë kthyer në shtabe të disa partive politike që kanë pasur ndikimin më të madh në emërimin e anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm. Ka edhe diplomatë që, në kundërshtim me Kushtetutën, janë përfshirë edhe në listat e kandidatëve për deputetë”, ka thënë një burim i gazetës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. “Formalisht, një memo i është përcjellë stafit diplomatik, me të cilën kërkohet të mos zhvillojnë aktivitete partiake”.

Shërbimi i jashtëm vuan nga politizimi i skajshëm. Gazeta ka raportuar vazhdimisht për militantë partiakë që jashtëligjshëm bëhen pjesë e shërbimit, e madje pajisen edhe me gradat më të larta, sikur është ajo e ambasadorit. Nga gradimet e fundit, është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Nait Hasani, i cili është dërguar ambasador në Tiranë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shërimi nga traumat i të kthyerve nga Siria

Shërimi nga traumat i të kthyerve nga Siria

Të pagjeturit, këtë vit pritet gërmimi edhe i 5 lokacioneve të tjera

Të pagjeturit, këtë vit pritet gërmimi edhe i 5 lokacioneve të tjera

152 aktakuza për 24 orë

152 aktakuza për 24 orë

Meta takon Plenkovic: Linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb

Meta takon Plenkovic: Linjë direkte ajrore Tiranë-Zagreb

Rasti “Dehari” do të hetohet nga ky prokuror special

Rasti “Dehari” do të hetohet nga ky prokuror special

MASHT përkrahë zhvillimin e programit për edukim mjedisor në nivel vendi

MASHT përkrahë zhvillimin e programit për edukim mjedisor në nivel vendi

Votat nga Serbia: PZAP-i i kthen përgjigje Nismës

Votat nga Serbia: PZAP-i i kthen përgjigje Nismës

Barazia gjinore – sfidë për institucionet e Kosovës

Barazia gjinore – sfidë për institucionet e Kosovës

Aktakuzë për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

Aktakuzë për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve

Britania lanson projektin për forcimin e Drejtësisë në Kosovë – kërkohet llogaridhënie dhe transparencë

Britania lanson projektin për forcimin e Drejtësisë në Kosovë – kërkohet llogaridhënie dhe transparencë

KQZ-ja vendos që votat e Runikut të përfshihen në rezultatet përfundimtare

KQZ-ja vendos që votat e Runikut të përfshihen në rezultatet përfundimtare

Serwer: Kosova do të ballafaqohet edhe me presionin e zgjedhjeve në Serbi

Serwer: Kosova do të ballafaqohet edhe me presionin e zgjedhjeve në Serbi

Kurti: Nëse një prokuror bëhet më i famshëm se kryeministri, atëherë konsideroj se e kam kryer detyrën time

Kurti: Nëse një prokuror bëhet më i famshëm se kryeministri, atëherë konsideroj se e kam kryer detyrën time

Kurti: Serbëve në Kosovë t’ua heqim frikën nga Beogradi

Kurti: Serbëve në Kosovë t’ua heqim frikën nga Beogradi

Thaçi e përshëndet Dodikun, Vuçiq i thotë “mos u bëj sikur nuk di serbisht”

Thaçi e përshëndet Dodikun, Vuçiq i thotë “mos u bëj sikur nuk di serbisht”

Syla: Haziri ishte më i zëshmi në mbrojtjen e LDK-së nga gripi i Vetëvendosjes (VIDEO)

Syla: Haziri ishte më i zëshmi në mbrojtjen e LDK-së nga gripi i Vetëvendosjes (VIDEO)