38 mijë myslimanët që e priten Bajramin në fushat e kufirit në Bangladesh

E publikuar: 01/09/2017 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përderisa miliona mysliman në të gjithë botën janë bashkuar në shtëpitë e tyre për të festuar Kurban Bajramin, vetëm dy ditë para kësaj feste mbi 38 mijë mysliman të provincës Rahkine janë detyruar ti braktisin shtëpitë e tyre pas një terrori që u ushtrua ndaj tyre nga ushtria e Myanmarit.

Sipas të dhënave të OKB-së myslimanët u Rohingyas u detyruan të braktistin shtëpitë e tyre teksa vet drejtuesit e OKB-së i kanë bërë thirrje qeverisë së Aung San Suu Kyi që të mos ushtrojë dhunë civilëve të pafajshëm.

Mbi 38 mijë refugjatët kanë mbetur të ngujuar në fushat në kufi me Bangladeshin që ka mbyllur kufirin për myslimanët e Rohingya.

Kriza e re e refugjatëve në këtë rajon erdhi pas raportimeve për dhunë etnike të forcave të sigurisë në Mayanmar dhe vigjilentëve budist të kenë vrarë mbi 130 mysliman Rohingya në fshati Chut Pyin.

“Na është thënë se ushtria rrethonte fshatin dhe sulmoi njerëz, civil të pafajshëm teksa kanë ikur”, thotë Chris Lewa, drejtor i projektit “Arkan” që përbëhet nga një grup i avokatëve të fokusuar në Rohingya.

“Sipas informacioneve të gjitha viktimat janë vrarë me armë zjarri”, shtoi ai.