38 aktakuza për 24 orë

07.11.2019 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
38 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime të nxehësit e nxehmjeve, dhe të një (1) veture për shkak të veprave penale “Kontrabandë“ dhe “Falsifikim i dokumentit“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur tetë (8 ) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosje“, “Përdorim i armës“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime të nxehësit e nxehmjeve, dhe të një (1) veture për shkak të veprave penale “Kontrabandë“ dhe “Falsifikim i dokumentit“. Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


38 aktakuza për 24 orë

38 aktakuza për 24 orë

AAK me 13 deputetë në Kuvendin e Kosovës

AAK me 13 deputetë në Kuvendin e Kosovës

KQZ publikon emrat e 29 deputetëve të rinj të LDK-së

KQZ publikon emrat e 29 deputetëve të rinj të LDK-së

Istrefi: Telekomi do të përfaqësohet në Arbitrazh nga një kompani serioze – s’do të lejojmë lëshime

Istrefi: Telekomi do të përfaqësohet në Arbitrazh nga një kompani serioze – s’do të lejojmë lëshime

Daka: Votimi jashtë Kosovës, lehtë i manipulueshëm

Daka: Votimi jashtë Kosovës, lehtë i manipulueshëm

Kurti për televizionin serb N1: Në qeverinë time do të ketë ministër të përkrahur nga Lista Serbe, por jo si pjesë e koalicionit

Kurti për televizionin serb N1: Në qeverinë time do të ketë ministër të përkrahur nga Lista Serbe, por jo si pjesë e koalicionit

Hoqi qafe Z-Mobile, Telekomi tash do të fitojë mbi 1 milion euro në muaj nga numrat e tij

Hoqi qafe Z-Mobile, Telekomi tash do të fitojë mbi 1 milion euro në muaj nga numrat e tij

Moti i keq “pushton” Shqipërinë! Erë dhe rrezik përmbytjeje, ç’do të ndodhë në 3 ditët e ardhshme

Moti i keq “pushton” Shqipërinë! Erë dhe rrezik përmbytjeje, ç’do të ndodhë në 3 ditët e ardhshme

Presioni dhe kërcënimet e Serbisë për 10 muaj larguan 18 serbë nga FSK-ja

Presioni dhe kërcënimet e Serbisë për 10 muaj larguan 18 serbë nga FSK-ja

Rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit pritet të shpallen 1 muaj e 1 ditë pas mbajtjes së tyre

Rezultatet finale të zgjedhjeve të 6 tetorit pritet të shpallen 1 muaj e 1 ditë pas mbajtjes së tyre

A është ky fundi i SPiunit të Hashim Thaçit apo fillimi i një karriere të re?

A është ky fundi i SPiunit të Hashim Thaçit apo fillimi i një karriere të re?

Bajqinovci hyn në sistem, pas largimit të Maxhunit kërkon edhe dorëheqje tjera

Bajqinovci hyn në sistem, pas largimit të Maxhunit kërkon edhe dorëheqje tjera

BERZH-i parashikon rritje ekonomike prej 4% për Kosovën më 2020

BERZH-i parashikon rritje ekonomike prej 4% për Kosovën më 2020

Kosovarët po përgjohen me të madhe, këto janë rrjetet sociale më të pasigurta

Kosovarët po përgjohen me të madhe, këto janë rrjetet sociale më të pasigurta

IKD: KGJK dhe KPK përballen me joefikasitet, mungesë të llogaridhënies dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive

IKD: KGJK dhe KPK përballen me joefikasitet, mungesë të llogaridhënies dhe integritetit në ushtrimin e përgjegjësive

Petritsch: Zgjidhje evropiane për Kosovën – Kurti të mos e rrezikoj dialogun

Petritsch: Zgjidhje evropiane për Kosovën – Kurti të mos e rrezikoj dialogun